Republika e Kosoves

Gjakovë

Nënkryetari Fetahaj me bashkëpunëtorë takohen me studentë të Universitetit të Tiranës

2024/03/05 - 10:41

Nënkryetari i komunës së Gjakovës Flamur Fetahaj, bashkë edhe me drejtoreshën e Arsimit Eranda Kumnova – Baçi si dhe zyrtarë tjerê komunal sot kanë zhvilluar një takim dhe një bashkëbisedim të këndshëm me studentët e Universitetit “Luarasi” nga Tirana.
Temë kryesore e këtij bashkëbisedimi ishte Lidershipi dhe Komunikimi Efektiv, me ç’rast studentët nga Tirana mësuan më shumë për organizimin dhe funksionimin e komunës së Gjakovës, proceset vendimarrëse, komunikimin e institucionit me qytetarët e të tjera.
Bashkëpunime të këtij niveli janë të mirëseardhura për komunën e Gjakovës sepse krahas ngritjes së lidhjes mes dy vendeve gjithashtu ofrojnë edhe shkëmbimin e përvojave dhe ideve shumë dimensionale.