Republika e Kosoves

Gjakovë

Një delegacioni nga Tuzi i Malit të Zi viziton Gjakovën

2024/03/05 - 10:36

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini bashkë me kryesuesen e Kuvendit Arbënesha Kuqi, kanë pritur një delegacion nga komuna e Tuzit në Malin e Zi të përbërë nga Fadil Kajoshaj, kryesues i Kuvendit të Komunës së Tuzit, sekretari i Kuvendit Nermin Alibashiq, Marina Ujkaj sekretare e sekretariatit për vetëqeverisje lokale si dhe Besa Nikaj, këshilltare e pavarur për kulturë dhe asambleiste te kuvendit të komunës së Tuzit.
Temë kryesore e diskutimit ishte krijimi i mundësive konkrete të bashkëpunimit në mes të dy komunave dhe atë në shumë fusha me interes të përbashkët.
Gjatë vizitës në Gjakovë delegacioni nga Tuzi ka vizituar edhe disa nga pikat e rëndësishme të qytetit tonë si Muzeun Etnografik, Çarshinë e Madhe, Shkollen e Muzikës “Prenk Jakova” e të tjera.