Promovohet libri “Qeverisja e Shqiperisë gjatë Luftës së II-të Botërore (1939-1944) ” e autorit Gjet Ndoj
2024/03/05 - 10:53
Nën patronatin e Kryetarit të Gjakovës Ardian Gjini në Bibliotekën e Qytetit, është promovuar libri “Qeverisja e Shqiperisë gjatë Luftës së II-të Botërore (1939-1944) ” e autorit Gjet Ndoj.
Kryetari Gjini gjatë fjalimit falenderoj autorin për sjelljen e librit në Gjakovë duke u shprehur se ky libër është vlerë e shtuar dhe një kontribut i rëndësishëm në fondin e vështrimit objektiv të historigrafisë shqiptare për përiudhën e pushtimit fashist.
Edhe autori i librit Gjet Ndoji u shpreh falenderues që iu mundësua promovimi i librit në Gjakovë. Ai shtoi se përmes librit ka zbardhur fakte lidhur me kohen e fashizmit dhe kontributin që kanë dhënë nacionalistët shqiptar në të mirë shtetit pavarësisht kufizimeve te regjimit, e që më vonë padrejtësisht u etiketuan si tradhtarë të kombit.