Republika e Kosoves

Gjakovë

Zgjedhen sportistët më të mirë të vitit 2023

2024/03/05 - 10:39

Gjakova ka zgjedhur më të mirët e sportit për vitin 2023.
Sportisti i vitit është shpallur boksieri i klubit KB “Sport Center” Taulant Jakupi, ndërsa janë shpallur edhe më të mirët në kategori e diciplina të ndryshme.
Trajneri i vitit është shpallur Blendi Haxhikadrija nga Klubi i Volejbollit “Vëllaznimi”, punëtori sportiv më i dallur Ideal Bakija, drejtor i KB “Vëllaznimi”, pedagogët më të dalluar Shpresa Berisha – Haxhija e Ilir Bytyqi, gjyqtari më i dalluar Agim Shala si dhe klubi më i dalluar sportiv KB “Vëllaznimi”.
Laureatët e vitit 2023 janë shpallur Bekim Ermeni – Shah, Mark Pjetraj – Gollball, Florid Gashi – Kërcime nga ura, Atik Koshi – Basketboll, Diellza Nuza – Hendboll, Baton Haxhiu – Badminton, Lekë Shyti – Volejboll, Sali Hajdaraj – Boks, Albutrint Morina – Futboll, Albana Alija – Volejboll si dhe Ervin Doli – Tenis.
Shpresat e sportit për vitin 2023 janë shpallur Morihei Duraku – Tenis, Eli Duraku – Tenis, Medina Musa – Hendboll, Dior Thaqi – Badminton, Tringa Ibraj – Badminton, Flori Tarani – Boks, Reina Selmanaj – Tenis, Enes Kurhasku – Muay Thai si dhe Bledar Morina – Kërcim nga ura.
Mirënjohje janë ndarë edhe për veteranët sportiv, Mazllom Haxhikadrija – Hendboll dhe Avdyl Osmani – Kërcim nga ura si dhe mirënjohje e veçantë për atletin Tirron Mamusha për prezentimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Çmimet për më të mirët janë ndarë nga nënkryetari i komunës së Gjakovës Flamur Fetahaj dhe përfaqësuesit e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.