Republika e Kosoves

Gjakovë

Komitetet

Komiteti për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa kryesohet nga Kryesuesi i Kuvendit dhe përbërja e tij duhet të reflektoj përfaqësimin e entiteteve politike në Kuvend.
Komiteti për Politikë dhe Financa është përgjegjës për shqyrtimin e të gjitha politikave, dokumenteve fiskale dhe financiare, planeve dhe iniciativave, duke përfshirë dokumentet e planifikimit strategjik, kornizën vjetore buxhetore afatmesme, planin vjetor të prokurimit, rregulloren vjetore për tatimet, tarifat dhe pagesat, planin vjetor të punës për auditimin e brendshëm, buxhetin vjetor afatmesëm dhe çdo ndryshim të buxhetit gjatë vitit fiskal si dhe për marrjen e raporteve nga Kryetari dhe dorëzimin e rekomandimeve në Kuvendin e Komunës.

Përbërja e Komitetit për Politikë dhe Financa është:

1. Albina Sadrija – Asllani përfaqësuese nga AAK .
2. Augustin Shala, përfaqësues nga AAK.
3. Teuta Pallaska – Milla , përfaqësuese nga AAK.
4. Mimoza Shala, përfaqësuese nga VV.
5. Ali Tafarshiku , përfaqësues nga VV.
6. Labeat Sadrija, përfaqësues nga PDK.
7 . Teki Shala, përfaqësues nga LDK
8. Krenare Bushaj, përfaqësues nga PSHDK .
9. Arbënesha Kuqi, Kryesuese e Kuvendit

Komiteti për Politikë dhe Financa kryesohet nga Kryesuesja i Kuvendit të Komunës Arbënesha Kuqi.

______________________________________________________________________________________________________________

Komiteti për Komunitete

Komiteti i Komuniteteve përfshinë në radhët veta shumicën e thjeshtë nga anëtarët e Kuvendit, anëtarët tjerë janë nga përfaqësuesit e komuniteteve. Çdo komunitet që jeton në Komunë përfaqësohet nga së paku një përfaqësues në Komitetin e Komuniteteve.
Përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Komunë e përbëjnë shumicën e anëtarëve të Komitetit të Komuniteteve.
Komiteti i Komuniteteve është përgjegjës për shqyrtimin e përputhshmërisë së autoriteteve komunale me ligjin në zbatim dhe për shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe aktiviteteve për t’u siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht. Komiteti gjithashtu i rekomandon kuvendit masat që duhet të ndërmerren për të siguruar jetësimin e dispozitave që kanë të bëjnë me nevojën e komuniteteve për t’u avancuar, shprehur, mbrojtur dhe zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor, si dhe për të siguruar mbrojtje adekuate të të drejtave të komuniteteve brenda Komunës.

Përbërja e Komitetit për Komunitete është:

1. Ermira Morina, përfaqësuese e Komunitetit Egjiptian
2. Ergit Qeli, përfaqësues i Komunitetit Egjiptian
3. Emrah Cermiani, përfaqësues i Komunitetit Rom
4. Leutrim Bala, përfaqësues i Komunitetit Ashkali
5. Ifeta Jakupi , përfaqësuese e Komunitetit Boshnjak
6. Nik Hiseni, përfaqësues i AAK-së
7. Shqipe Fejza, përfaqësuese e VV-së
8. Lirianda Dahsyla, përfaqësuese e PDK-së
9. Lerena Kameraj, përfaqësuese e PSHDK-së