Pëgjegjësitë e koordinatoorit të njësitit për të drejtat e njeriut – BGJ
Me Udhëzimin Administrativ –MAPL – Nr. 208/02 për themelimin e Njësive për të Drejtat e Njeriut në Komuna, edhe me Statutin Komunal është paraparë themelimi i NJDNJ, si mekanizëm i qëndrueshëm dhe përgjegjës për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivelin komunal, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe politikat e institucioneve të Kosovës. Kjo zyrë, si pjesë e institucionit komunal si fushëveprim të vet ka promovimin e plotë të drejtave të njeriut, barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, PAK dhe të komuniteteve
Detyrat Kryesore:
• Detyra 1: Ndërmerr të gjitha masat e nevojshme lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në nivelin komunal;
• Detyra 2: Koordinon, udhëheqë dhe mbikëqyrë politikat në komunë në fushën e të drejtave të njeriut duke përfshirë respektimin e politikave mbi barazinë gjinore, të drejtave të komuniteteve, përdorimi i gjuhëve, mundësitë e barabarta, zbatimin e politikave për personat me aftësi të kufizuar, të drejtave ta fëmijëve, kundër-diskriminim dhe anti-trafikimi
• Detyra 3: Përfaqëson komunën në planifikim, krijim dhe zbatim të strategjive që kanë të bëjnë me DNJ
• Detyra 4: Planifikon dhe përpilon planin e punës për NJKDNJ.
• Detyra 5: Koordinon projektet dhe aktivitetet tjera në komunë të cilat ndërlidhen me respektimin e të drejtave të njeriut;
• Detyra 6; Menaxhon me stafin e NJDNJK-së;
• Detyra 7 : Bashkëpunon me organizatat dhe institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare dhe OJQ-të, në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të tjera, në realizimin e të drejtave të njeriut;
• Detya 8: Koordinon aktivitetet mbi të Drejtat e Njeriut me Divizionin për të Drejta të Njeriut në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe përgatitë raporte periodike dhe sipas kërkesës.
• Detyra 9: Dizajnon dhe propozon politika reviduese për arritjen e barazisë gjinore, të drejtave të komuniteteve, mundësitë e barabarta, zbatimin e politikave për personat me aftësi të kufizuar, të drejtë të fëmijëve dhe përdorimin e gjuhëve;
• Detyra 10: Bashkëpunon me zyrtarë të tjerë në komunë dhe mbledhë të dhëna për të paraqitur gjendjen në komunë dhe përpiluar raporte për Drejtorin e administratës dhe personelit si dhe Koordinatorin e të Drejtave të Njeriut në MAPL.
• Detyra 11:Bën vlerësimin e nevojave për ngritjen e kapaciteteve në fushën e të drejtave të njeriut në komunë.
• 12. Detyrat Kryesore: (përshkrimi i shkurtër i detyrave kryesore, të renditura për nga rëndësia dhe një përshkrim të përqindjes së kohës, e cila duhet të shpenzohet për secilën detyrë)
Pëgjegjësitë e Zyrtarit/es për BGJ
• Detyra 1: Koordinojë dhe mbikqyrë të gjitha aktivitetet që promovojnë barazinë gjinore ne komunë;
• Detyra 2: Kontribuon ne formulimin e planeve dhe të politikave mbrenda komunës qe nderlidhen me barazine gjinore
• Detyra 3: Merr pjesë ne panelin për rekrutimit te shërbyesve civil në komunë, për të siguruar respektimin e të drejtës gjinore;
• Detyra 4: Mban statistikë-bazë te shënimeve, dhe i analizon ato nga prespektiva gjinore
• Detyra 5: Iniciojë programe dhe projekte për të përmirësuar përfaqësimin gjinor në shërbimin civil në komunë, duke përfshi avancimin e pozitës së gruas
në struktura të larta të shërbimit civil;
• Detyra 6: Merr pjesë në hartimin e akteve të nxjerrura nga komuna, duke siguruar që aktet të janë në pajtim me parimet themelore të drejtave te njeriut respektivisht te grave;
• Detyra 7: Bashkëpunojë me të gjitha strukturat e nivelit lokal për të avancuar dhe mbrojtur të drejtave të grave
• Detyra 8: Ndihmon dhe përkrahë trajnimet e organizuara që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes për avancimin e barazisë gjinore në komunë;
• Detyra 9: Këshillojë dhe udhëzojë organet e komunës lidhur me çështjet gjinore dhe respektimin e të drejtave te grave;
• Detyra 10: Përfaqësojë komunën në takimet e ndërlidhura për çështjet gjinore;
• Detyra 11: Bashkëpunon me zyrtaren-in për barazi gjinore të MAPL-së dhe me Agjencionin për Barazi Gjinore të Kosovës,Zyrën e kryeministrit/Zyrën për
Qeverisje të mire dhe të drejtave te Njeriut
• Detyra 12: Merr pjesë në koordinimin e OJQ-ve lokale dhe ndërkombëtare dhe punon drejt zhvillimit dhe avancimit të çështjeve gjinore;
• Detyra 13: Përgatitë raporte mujore dhe vjetore mbi çështjet gjinore në komunë, dhe përcjellë në ABGJ dhe MAPL ,ZK/ZQMDNJ
• Detyra 14: Sipas nevoje kryen edhe punë tjera që janë të ndërlidhura me çështjet gjinore, e që janë në kompetencë të komunës.