Republika e Kosoves

Gjakovë

Shërbimet

 

SHËRBIMET E DREJTORISË PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE ZHVILLIM RURAL

 

Shërbimet që i kryen Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural janë:

Kërkesë për shëndërrimin e tokës bujqësore në jo bujqësore

Pala parashtron kërkesën në Zyrën e Pranimit e cila i përcillet Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit. Drejtoria e Urbanizmit e bënë inspektimin në terren dhe e përcjellë dokumentin e vlerësimit në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Kjo e fundit e nxjerrë vendimin (pëlqimin) dhe ia dërgon palës me shkrim. Me qëllim që ti mundësohet qytetarit të bëjë ndërtimin e objektit në tokën të cilës i ndërrohet destinimi nga toka bujqësore në jo-bujqësore.

Dokumentet e nevojshme për marrjen e pëlqimit janë:

  • Plani i lokacionit në përpjesëtim 1:500,
  • Pozita dhe numri i parcelave dhe ndërtesave të afërta / Plani i situacionit/
  • Dëshmia e pronësisë, certifikata – lista poseduese,
  • Kopja e projektit të vërtetuar,
  • Letërnjoftimi fotokopje e vërtetuar,
  • Dëshmia mbi pagesën e tatimin në pronë,
  • Deklarata se toka bujqësore në të cilën do të ndërtoj është tokë e klasës më të ulët ose nuk posedon me sipërfaqe tjetër bujqësore,
  • Dëshmi mbi organizatat komunale për lidhjet e mundshme në infrastrukturën teknike/Organizatat publike, PTK, KEK, Çabrati, Hidrosistemi “Radoniq”, “Radoniq- Dukagjin”,
  • Të gjitha dokumentet duhen të jenë të vërtetuara /fotokopje/.

Vërejtje:

Shëndrrimi i tokës bujqësore në atë jo bujqësore kryhet duke bërë pagesën e taksës sipas këtyre kategorive (Klasave):

Nr. Kategoria e tokës – Klasa Çmimi i 1 m2 për kategori të tokës
1. I 1 €
2. II 1 €
3. III 1 €
4. IV 1 €
5. V 0.75 €
6. VI 0.75 €
7. VII 0.50 €
8. VIII 0.50 €

 

Për klasën e I – IV pëlqimi për shëndrrimin e tokës bujqësore në jo bujqësore merret në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe mund të zgjat deri në 1 vit, kurse për klasën e V – VIII pëlqimi për shëndrrimin e tokës bujqësore në jo bujqësore merret në Komunë – në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR).

Këtë dokument e lëshon Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

Kërkesë për subvencione për kulturat bujqësore (grurë, misër, vreshta, pemë dhe perime) dhe subvencione në blegtori, janë aplikime për pagesa direkte që i publikon MBPZHR.

Dokumentet që nevojiten për aplikim janë:

  • Fotokopja e letërnjoftimit,
  • Konfirmimi i xhirollogarisë bankare të fermerit,
  • Fletëposedimi i tokës,
  • Vërtetimi i tatimit në pronë, si dhe
  • Dokumentet tjera varësisht prej masës së aplikimit të fermerit

Këtë shërbim e kryen stafi i drejtorisë së bujqësisë (Agron Zorra, Dafina Thaqi dhe Jetmira Gllogjani) dhe është pa pagesë.

Kërkesë për ndërtim të Pendave dhe kanaleve  për ujitjen e tokave bujqësore,

Në bazë të kërkesave të shoqatave bujqësore, ndërmarrjeve bujqësore, grupeve të fermerëve si dhe kërkesave individuale të fermerëve, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bënë ndërtimin e pendëve dhe kanaleve për ujitjen e prodhimeve bujqësore. Pala bën kërkesën në Zyrën e Pranimit e cila pastaj përcillet në Drejtorine e Bujqësisë. Nëse kërkesa është reale dhe dokumentacioni është komplet, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë e paraqet kërkesën në Bord të Drejtorëve.

Dokumentet e nevojshëm për kërkesë janë:

  1. Projektin detal;
  2. Vlerësimin i ndikimit në mjedis (VNM), dhe
  3. Kushtet Ujore nga Minsitria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor (MAPH).

 

Kërkesa për kanale të ujitjes procedura është e njëjtë sikurse te ndërtimi i Pendave

 Dokumentet e nevojshëm për aplikim janë:

  1. Numrin e përfituesve për ujitje nga ndërtimi i këtij kanali,
  2. Situacioni i vijes ekzistuese (kanalit) dhe
  3. Sipërfaqet e ujitura sipas kadastrit (Lista poseduese),
  4. Kërkesa duhet të arhivohet nga Kryetari i Bashkësisë Lokale ( ose i deleguar nga ai ) duke përfshirë dokumentet e identifikimit të kërkuesit

Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga faktorët natyrorë,

Fermeri bënë kërkesën në Zyrën e Pranimit e cila i përcillet Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural njofton për dëmet që janë shkaktuar në fermë dhe në prodhimtari. Zyrtari i Drejtorisë e bënë inspektimin në terren dhe raporton mbi dëmet e shkaktuara. Nëse Drejtoria e nxjerrë vendimin për kompensimin e dëmit, palës i kërkohen dokumente shtesë. Bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në prodhimtarinë bujqësore, blegtorale, pyje dhe hidroekonomi nga fatkeqësitë elementare (vërshimet, bora, erërat, etj.)

Dokumentet që nevojiten për aplikim janë:

  1. Kërkesa e fermerit,
  2. Fletëposedimi i tokës dhe
  3. Dokumentet përcjellëse

Këtë dokument e lëshon Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe është pa pagesë

Regjistrimi elektronik i fermerëve (NIF)

Regjistrimi elektronik i fermerëve paraqet një sistem të vetëm elektronik që përdoret për të regjistruar identitetin e çdo fermeri I cili dorëzon një kërkesë për ndihmë bujqësore.Pas regjistrimit secili fermer merr një numër unik identifikues (NIF).

Dokumentet që nevojiten për këtë aplikim janë:

  • Fotokopja e letërnjoftimit,
  • Vërtetimi i xhirollogarisë bankare të fermerit,

Këtë shërbim e kryen stafi i DBPZHR (Agron Zorra, Dafina Thaqi dhe Jetmira Gllogjani) dhe është pa pagesë.

Aplikimi për gjueti të përbashkëta nga Shoqatat e Gjuetarëve,

Pas shpalljes së ofertës publike për shfrytëzim të vend-gjuetie të përbashkëta, nga ana e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe me pëlqimin e Ministrisë, shoqatat e gjuetarëve  nga të gjitha komunat e Kosovës i dorëzojnë aplikimet. Pas shqyrtimit të dokumenteve zyrtari i përcjell ofertat e tenderimit në komision ku merret vendimi për shfrytëzim të vend-gjuetisë së përbashkët për 10 vite. Ku ju  mundësohet shoqatave të gjuetareve të aplikojnë aktivitetin e tyre rekreativo-sportiv.

Dokumenti i cili nevojitet për këtë aplikim është:

  • Certifikata e regjistrimit të Shoqatës,

Taksat për këtë procedurë janë si më poshtë:

  • Deri 7 m3 çmimi është 1 m3/1.50 €
  • Mbi 7 m3 çmimi është 1 m3/2.00 €
  • Dru teknik 1 m3/2.50 €
  • Ritransporti 1 m3/0.30 €

 

Kërkesat nga pronarët për prerje të pyjeve vetanake,

Pala bën kërkesën në Zyrën e Pranimit, lënda përcillet në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Zyrtari e shqyrton kërkesën dhe ia përcjell Agjencionit Pyjorë të Kosovës – Zyrës Regjionale (APK-ZR). Zyra regjionale e bënë inspektimin e terrenit pyjorë si dhe e cakton masën drunore për prerje. Pas caktimit të  masës drunore lëshohet leja për prerje të drurit, nga niveli regjional. Qytetarit i lejohet ose jo prerja e drurit të pronësisë së vet. Poashtu caktohet masa drunore që mund të prehet.

Dokumentet të cilat nevojiten për këtë aplikim janë:

  • Fotokopja e letërnjoftimit,
  • Fletëposedimi i tokës,
  • Kopja e planit

Pëlqimin e lëshon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencioni Pyjor I Kosovës kurse lejen e lëshon përgjegjësi i sektorit të Pylltarisë Xhavit Hasani dhe është pa pagesë

Kërkesë për pyllëzim,

Pala paraqet kërkesën në zyrën e pranimit e cila i përcillet Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural. Kërkesës i bashkëngjitet dokumentacioni i kërkuar dhe i dërgohet Agjencionit Pyjor të Kosovës për shqyrtim. Përgjigja me shkrim nga Ministria i kthehet Sektorit të Pyjeve të nivelit Komunal e cila e njofton palën. Qytetarit i lejohet ose jo pyllëzimi i një sipërfaqeje të caktuar të tokës (minimum 10 ari).

Dokumentet që nevojiten për aplikim janë:

  • Fotokopja e letërnjoftimit,
  • Fletëposedimi i tokës,
  • Kopja e planit

Këtë shërbim e kryen Agjencioni Pyjor i Kosovës dhe është pa pagesë

Kërkesë për shfrytëzimin e tokave pyjore  

Pala parashtron kërkesën në Zyrën e Pranimit e cila përcillet në Drejtori të Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Kërkesa me dokumentacionin e kompletuar dërgohet në Ministri të Bujqësisë-Agjencionit Pyjor të Kosovës. Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës është në kompetencë të Ministrisë. Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e bënë monitorimin e shfrytëzimit të pyjeve vetëm pasi të merret vendimi nga Ministria. Ofrohet mundësia e shfrytëzimit të tokave pyjore që janë në pronësi të shtetit.

Dokumentet të cilat nevojiten për aplikim janë:

  • Fotokopja e letërnjoftimit,
  • Fletëposedimi I tokës
  • Kopja e planit,
  • Certifikata e biznesit (nëse kërkesën e bën biznesi),
  • Vërtetimi i tatimit në biznes

Këtë shërbim e kryen  Agjencioni Pyjor i Kosovës, ku edhe e përcakton çmimin e saj ky Agjencion.

Kërkesë për transport të masës drunore

Pala parashtron kërkesën te punëtori i terrenit (roje pylli) me leje të prerjes dhe flepagesën. Palës i lëshohet dokumenti i kërkuar (flet-përcjellësja) brenda ditës.Ku i mundësohet qytetarit të bëjë transportin e masës së prerë drunore në vendin e caktuar, varësisht nga destinimi i tij (për djeg’je, industrri, etj)

Këtë shërbim e kryen roja e pyllit dhe është pa pagesë.