Republika e Kosoves

Gjakovë

Shërbimet

SHËRBIMET E DREJTORISË PËR GJEODEZI, KADASTER DHE PRONË

 

Drejtoria sipas ligjit, udhëzimit dhe autoritetit të AKK-së do të regjistroj dhe mirëmbajë kadastrën e paluejtshmërive me të gjitha shënimet për pronat e paluajtshme dhe do të lëshoj dokumente nga evidenca e saj për palët e interesuara sipas standardeve që përcaktohen nga AKK-ja.

DGJKP (ZKK) kontrollon dhe korrigjon aparatin kadastral, hartat kadastrale dhe kryen punët në teren.

DGJKP (ZKK) është përgjegjëse për përpunimin e kërkesave për regjistrim dhe regjistrimin e të drejtave të paluejtshmërive në pajtim me Udhëzimet Administrative të nxjerra nga MSHP-ja.

Regjistri mbahet në një baze të kompjuterizuar të dhënash me mundësi leximi dhe ndryshimi duke përdorur terminalin kompjuterik.

DGJKP (ZKK) punon dhe vepron bazuar në udhëzimet administrative të dala nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit  Hapësinor.

DGJKP (ZKK) bën regjistrimin e pronave të paluajtshme si:

Pronësia

Hipotekat

Servitutet

Të drejtat e shfrytëzimit të pronave shoqërore dhe shtetërore