Republika e Kosoves

Gjakovë

Shërbimet

Udhëzues për Qytetar

Lista e dokumenteve të nevojshme për tu pajisur me formularët e Gjendjes Civile si dhe Regjistrimi në Regjistrat Civil CERTIFIKATA

Cerfikata e Lindjes
1. Të jetë i/e evidentuar në Librat Amzë të Lindjes
2. Cerfikata e vjetër e lindjes (nëse nuk gjendet në librat amëz ose ka regjistrim të mëvonshëm)
3. Tarifa e shërbimit 1 Euro

Cerfikata e Kurorëzimit
1. QiFi bashkëshortor duhet të jetë i verifikuar në sistem paraprakisht (i regjistruar pas datës 19.02.2013)
2. Shënimet nga Librat e Amzës për regjistrimin e martesave të periudhës përkatëse
3. Tarifa e shërbimit 1 Euro

Cerfikata e Statusit Martesor
1.Cerfikata e statusit martesor lëshohet vetëm në vendin ku është e regjistruar lindja
2. Ky dokument lëshohet një herë në 6 muaj.
3. Nëse dokumenti është humbur-cerfikata lëshohet vetëm me dëshmi të raport nga policia;
4. Tarifa e shërbimit 3 Euro

Cerfikata e Shtetësisë
1. Ekstrakt i lindjes për palën që kërkon vërtetimin
2. Letërnjoftimi ose pasaporta valide e Kosovës
3. Tarifa e shërbimit 1 Euro

Cerfikata e bashkësisë familjare
1. Letërnjoftimi (fotokopje)
2. Ekstrakt i lindjes dhe kurorëzimit (fotokopje)
3. Ekstraktet e lindjes për të gjithë anëtarët e familjes së ngushtë me të cilët jeton në bashkësi familjare (fotokopje)
4. Tarifa e shërbimit 3 Euro

Cerfikata e Vendbanimit
1. Letërnjoftimi (fotokopje)
2. Ekstrakt i lindjes
3. Certifikata e vendbanimit sipas ekstrakt të lindjes
4. Tarifa e shërbimit 3 Euro

VËRTETIME

Vërtetim vend-qëndrimi
1. Pasaporta valide e palës që kërkon vërtetimin-fotokopje
2. Letërnjoftimi i nikoqirit-pronarit të shtëpisë ose banesës-fotokopje
3. Dëshmia e nikoqirit mbi pronësinë-shfrytëzimin e shtëpisë-banesës-fotokopje
4. Tarifa e shërbimit 1 Euro

Dëshmia e Vdekjes
1.Cerfikata e vdekjes
2.Fletëposedimi nga kadastra
3.Ekstraktet e lindjes për të gjithë anëtarët e familjes që
marrin pjesë në trashëgimi
4.Dëshminë mund ta merr familjari ose personi i autorizuar nga familjarët (autorizimi duhet të jetë i noterizuar)
5.Tarifa e shërbimit pa pagesë

Korrigjimi apo ndërrimi i Emrit apo Mbiemrit
1. Cerfikatë e lindjes dhe ekstrakt nga regjistri qendror (Origjinal)
2. Dëshmi nga gjykata që nuk është nën hetime
3. Vërtetim nga policia për verifikimin e të kaluarës kriminale
4. Arsyetimi me shkrim përse dëshiron ta ndërroj emrin apo mbiemrin (nëse pala është jo-madhore kërkohet deklarata e prindërve)
5. Vërtetim nga administrata tatimore se nuk ka borxh ndaj shtet
6. Vërtetim i tatimit në pronë.
7. Letërnjoftimi ose pasaporta (fotokopje)
8. Tarifa e shërbimit 10 Euro

REGJISTRIMI I LINDJES

Regjistrimet e rregullta të fëmijëve të lindur në spital
1. Flete lëshimi i spitalit
2. Certifikata e kurorëzimit për prindërit e të porsalindurit (Fotokopje). Prindërit pa kurorë duhet të jenë prezent me rastin e paraqitjes së kërkesës
3. Letërnjoftimet e prindërve ose pasaportat (fotokopje)
4. Ekstraktet e lindjes për prindërit (Fotokopje)
5. Njëri prind të jetë prezent (nëse kurora është para lindjes së fëmiut)
6. Tarifa e shërbimit 1 Euro

Për regjistrimin e mëvonshëm të të lindurve në instucionet Shëndetësore
1. Fletëlëshimi dhe fleta statistikore
2. Vërtetimin e Institucionit Shëndetësor për vaksinimin e kryer
3. Certifikata e martesës së prindërve
4. Certifikatat e lindjes për të dy prindërit dhe një dokument identifikimi nëse prindërit nuk kanë lidhur martesë
5. Procesverbali për pranimin e atësisë/amësisë, nëse prindërit nuk kanë lidhur martesë
6. Tarifa e shërbimit 10 Euro

Për regjistrimin e mëvonshëm të të lindurve jashtë Kosovës, kur të dy prindërit ose njëri nga ta është shtetas i Kosovës
1. Certifikata e lindjes internacionale apo dokument i barasvlershëm i lëshuar nga shteti ku është lindur
2. Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës
3. Deklarata për pranimin e atësisë/amësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor;
4. Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës
5. Dokument plotësues sipas nevojës me Vendim
5. Tarifa e shërbimit 10 Euro
Për regjistrim të mëvonshëm për personat të cilët nuk mund të ofrojnë asnjë dëshmi
1. Gjurmët e gishtërinjve, për personat mbi moshën 16 vjeçare
2. Fotografia
3. Nënshkrimi
4. Deklarata e personit që regjistrohet nëse është i moshës mbi 10 vjet
5. Deklaratat e dy dëshmitarëve, prindër, të afërm ose fqinjë të personit që regjistrohet;
6. Tarifa e shërbimit 10 Euro
Vërejtje: Regjistrimi i mëvonshëm në regjistrat e gjendjes civile, për personat të cilët nuk munden të ofrojnë asnjë dëshmi, bëhet më vendim të Zyrës së Gjendjes Civile.

Për regjistrimin e mëvonshëm të të lindurve jashtë Instucioneve shëndetësore
1. Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës
2. Deklarata e dy prindërve për pranimin e atësisë/amësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor
3. Deklarata e së paku dy dëshmitarëve që kanë asistuar gjatë lindjes apo kanë njohuri të drejtpërdrejta për lindjen e fëmijës jashtë institucionit shëndetësor
4. Vërtetmi nga institucioni shëndetësor për vaksinimin e kryer, ose librezë shkollore
5. Fotokopjet e dokumenteve të idenfikimit të prindërve të fëmijës dhe të dy dëshmitarëve
6. Në rast se nuk dihet babai i fëmijës, regjistrimi bëhet në bazë të të dhënave të nënës
7. Provat tjera përmes të cilave provohet ose dëshmohet fakt i ndodhjes së lindjes, data, vendi, prindërit, ose ndonjë rrethanë tjetër me rëndësi për lejimin e regjistrimit të mëvonshëm;
8. Tarifa e shërbimit 10 Euro

LIDHJA E MARTESAVE – KURORËZIMI

Kurorëzimi
1. Ekstraktet e lindjes për dy palët e interesuara për kurorëzim (origjinal)
2. Certifikatat e statusit martesor për dy palët (origjinal)
3. Letërnjoftimet ose pasaportat valide të palëve që lidhin kurorë dhe dëshmitarëve dhe plotësimi i procesverbalit mbi lidhjen e martesës (fotokopje)
4. Prania e dy palëve që lidhin kurorë dhe dëshmitarëve në momentin e kurorëzimit
5. Nëse palët kane qene te shkurorëzuar: aktgjykimin mbi prishjen e kurorës ose Aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit
6. Nëse bashkëshorti/ja i ndonjë nga palëve ka vdekur:
cerfikata e vdekjes së bashkëshort të mëparshëm
7. Nëse njëra nga palët është jo-madhorë:
Aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës
8. Për shpalljen e Kurorës çii duhet të jetë prezent
9. Tarifa e shërbimit 10 Euro për kurorëzimet brenda lokaleve
të Komunës, jashtë lokaleve të Komunës është 30 Euro

Kurorëzimi me shtetas të huaj
1. Cerfikatat e lindjes për dy palët (origjinal)
Për shtetasin e huaj nevojitet cerfikata e lindjes
Për shtetasin Kosovarë nevojitet ekstrak i lindjes
2. Vërtemet mbi statusin martesor për dy palët (origjinal)
3. Pasaportat ose letërnjoimet për dy palët (fotokopje)
4. Vërtemin mbi vendbanimin e palës nga shte ku jeton
5. Cerfikata e kapacitet
6. Letërnjoimet ose pasaportat valide të palëve që lidhin
kurorë dhe dëshmitarëve dhe plotësimi i procesverbalit mbi
lidhjen e martesës (fotokopje)
7. Nëse njëra nga palët është jo-madhorë:
Aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës
8. Nëse palët kane qenë të shkurorëzuar:
Aktgjykimin mbi prishjen e kurorës ose Aktvendimin mbi
pranimin/njohjen e aktgjykimit
9. Nëse bashkëshor i ndonjë nga palëve ka vdekur:
Cerfikata e vdekjes së bashkëshort të mëparëshëm
10. Tarifa e shërbimit 10 Euro

Regjistrimet e martesave të bëra jashtë kosovës
1. Cerfikata mbi lidhjen e martesës nga shte tjetër ku pala ka lidh martesë të përkthyer në gjuhën zyrtare të Republikës
së Kosovës (origjinal)
2. Letërnjoftimin ose pasaportën valide (fotokopje)
3. Nëse certifikata është e pakompletuar me shënimet e prindërve, pala duhet të sigurojë edhe ekstraktet e lindjes për dy bashkëshortët
4. Tarifa e shërbimit 1 Euro

REGJISTRIM I VDEKJES

Regjistrimet e rregullta të vdekjes në spital
1.Fletëparaqitja e spitalit
2.Fotokopja e letërnjoftimit të të ndjerit
3. Ekstrakt I lindjes së të ndjerit ( të vdekurit)
4. Fotokopja e leternjoimit të paraqitësit
5. Ekstrakt I paraqitësit
6. Tarifa e shërbimit 1 Euro
Vërejtje: Afati i rregullt për regjistrimin e vdekjes është 30 ditë.

Kriteret për regjistrimin e mëvonshëm të vdekjeve në regjistrin e të vdekurve
1. Vërtetmi mbi vdekjen nga institucioni shëndetësor, nëse vdekja ka ndodhur në institucionin shëndetësor publik ose privat
2. Certifikata e lindjes
3. Certifikata e martesës për ata që kanë qenë të martuar
4. Fotokopja e dokument të identifikimit ose dokumenti i udhëtimit i personit për të cilin kërkohet certifikata
5. Dëshmia e dy dëshmitarëve që e kanë parë me sy të vdekurin ose e kanë bërë identifikimin e kufomës pa ndonjë dyshim nëse vdekja ka ndodhur jashtë institucionit shëndetësor
6. Certifikata e vdekjes internacionale, apo dokument i barasvlershëm i lëshuar, nga shtetet ku ka ndodhur vdekja
7. Tarifa e shërbimit 10 Euro
Vërejtje: Regjistrimi i mëvonshëm i vdekjeve në regjistrin e të vdekurve, bëhet me vendim të Zyrës së Gjendjes Civile.

 

Kriteret për regjistrimin e mëvonshëm të vdekjeve në rastet kur nuk është e regjistruar lindja dhe vdekja
1. Fotokopja e dokumentit të identifikimit ose ndonjë dokument tjetër që e dëshmon identitetin e tij
2. Dëshmia e dy dëshmitarëve që e kanë parë me sy të vdekurin ose e kanë bërë identifikimin e kufomës pa ndonjë dyshim nëse vdekja ka ndodhur jashtë institucionit shëndetësor
3. Tarifa e shërbimit 10 Euro
Vërejtje: Regjistrimi i mëvonshëm i vdekjeve në rastet kur nuk është e regjistruar lindja dhe vdekja bëhet më vendim të Zyrës së Gjendjes Civile.