Shërbimet
Shërbimet të Drejtorisë për Mbrojtje Shpëtim
- Zbulimi, monitorimi dhe hulumtimi i rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera;
- Parandalimi i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësitë tjera;
- Njoftimi, paralajmërimi dhe alarmimi për rrezikun e pashmangshëm dhe dhënia e udhëzimeve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë;
- Trajnimi dhe aftësimi profesional për detyrat e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës;
- Organizimi i gatishmërisë emergjente, krijimi dhe mirëmbajtja e formave tjera të gatishmërisë për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë;
- Mobilizimi dhe aktivizimi i mekanizmave, strukturave dhe potencialit reagues për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë;
- Përcaktimi dhe zbatimi i masave mbrojtëse në situatat e shkaktuara nga fatkeqësit natyrore dhe fatkeqësit tjera;
- Reagimi ndaj situatave emergjente civile në komunë i organizimi i sanimit të gjendjes së shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore dhe sigurimi i kushteve elementare për jetë;
- Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera;
- Propozim bashkëpunimi ndërkomunal dhe ndërkufitarë lidhur me zbatimin e mbrojtjes nga fatkeqësit natyrore dhe fatkeqësitë tjera;
- Hartimi dhe azhurnimi i vlerësimit të rreziqeve dhe planeve të reagimit emergjent;
- Koordinimin e planeve të reagimit emergjent dhe operacioneve tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë me komunat fqinjë;
- Programimi dhe Planifikimi i mjeteve financiare sipas linjave buxhetore.
- Mbikqyrja dhe Menaxhimi i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Sektorit të Parandalimit dhe Hulumtimit të Zjarrit.
- Promovimi dhe administrimi i kritereve dhe standardeve në fushën e zjarrfikjes dhe shpëtimit në kuptimin e sigurisë së përgjithshme publike.
- Mbikqyrja e zbatimit të dispozitave ligjore dhe akteve juridike që përcaktojnë detyrat dhe përgjegjësit e personave fizik dhe juridik në parandalimin dhe reagimin ndaj situatave emergjente në komunë.