REJTORIA PËR INSPEKTIME (DPI)
DPI është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve komunale në lëmin e: inspektoratit të Ndërtimit, Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratit të Tregut, Inspektoratit të Shërbimeve Publike.
ORGANIZIMI I DREJTORISË
1. Sektori i Inspektoratit të Ndërtimit, në kuadër të së cilit veprojnë Inspektorët e Ndërtimit dhe Inspektorët e Mbrojtjes Mjedisit.
2. Sektori i Inspektoratit të Tregut, në kuadër të së cilit veprojnë Inspektorët e Tregut
3. Sektori i Inspektoratit të Shërbimeve Publike, në kuadër të së cilit veprojnë Inspektorët e Shërbimeve Publike.
4. Në kuadër të drejtorisë vepron Zyrtari/ja Administrativ/e dhe Zyrtari/ja Ligjor/e.
Udhëheqëse e Sektorit të Inspektoratit të Ndërtimit
Donika Lama Efendia, kontakt: donika.lama@rks-gov.net
Udhëheqës i Sektorit të Inspektoratit të Tregut
Artan Hoxha, kontakt: artan.hoxha@rks-gov.net
Udhëheqës i Sektorit të Inspektoratit të Shërbimeve Publike
Samir Sylmeta, kontakt: samir.sylmeta@rks-gov.net
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Inspektorët e Ndërtimit
1. Mbikëqyrjen inspektuese në fushën e ndërtimeve.
2. Ndalimin e punimeve ilegale dhe rrënimin e tyre.
3. Verifikimin e dokumenteve burimore në fushën e ndërtimit.
4. Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte tjera nen ligjore në fuqi.
Inspektorët e Mbrojtjes së Mjedisit
1. Mbikëqyren e aktiviteteve që kanë ndikim në mjedis dhe kontrollimin e aplikimin e standardet për mbrojtjen e mjedisit.
2. Mbikëqyrjen e inspektuese me qellim të mbrojtjes së mjedisit, mbikëqyrjen e kompanive publike dhe jo publike që merren me menaxhimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave.
3. Mbikëqyrjen e lejeve mjedisore komunale.
4. Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore.
Inspektorët e Tregut
1. Parandalimi i ekonomisë informale.
2. Mbikëqyren e aktiviteteve ekonomike gjatë shitjes, ofrimit të shërbimeve, qarkullimin e produkteve jo ushqimore dhe përmbushjen e standardeve të shërbimeve të ofruara në treg
mbikëqyrje metrologjike sipas legjislacionit në fuqi për metrologji.
4. Mbikëqyrjen e veprimtarive zejtare, të tregtimit të duhanit, pronësisë industriale në treg, veprimtarive turistike, hoteliere.
5. Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore.
Inspektorët e Shërbimeve Publike
1. Mbikëqyrja inspektuese me qëllim të mbrojtjes së sipërfaqeve publike.
2. Verifikimin e dokumenteve burimore të cilat shfrytëzuesit e sipërfaqes publike duhet t’i posedojnë.
3. Ndalimin e shfrytëzimit dhe dëmtimit të sipërfaqeve publike nga shfrytëzimi i pa autorizuar.
4. Mbikëqyrja e rregulloreve komunale të cilat janë kompetencë e Inspektorëve.
5. Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore.
SHËRBIMET KOMUNALE TË DREJTORISË PËR INSPEKTIME
Kërkesë për kontrolle të lokalit për plotësimin e kushteve minimale teknike dhe sanitare
Informacion
Pronari/personi përgjegjës i shoqërisë tregtare është i obliguar që të paraqes kërkese në arkivin e komunës për pajisje me pëlqim mbi plotësim të kushteve minimale higjienike, teknike e sanitare. Arkiva brenda 24 orëve e përcjell te komisioni për pranim teknik i cili është i obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj lokalin afarist me qellim të konstatimit të kushteve.
Baza ligjore
Rregullores Nr.110/04-11191 Mbi plotësimin e kushteve minimale higjienike, teknike dhe sanitare për lokalet afariste në Territorin e Komunës së Gjakovës.
Kërkesë për pëlqim/certifikate sanitar për: Ndërtim dhe ri-ndërtim të objekteve
Informacion
Pronari/personi përgjegjës, pala e interesuar paraqet kërkesë në zyrën/arkivin e komunës për pëlqim/certifikate sanitare për ndërtim, ri-ndërtim të objekteve. Arkiva pritëse brenda 24 orëve e përcjell te zyrtari përgjegjes i cili është obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj vendin e përcaktuar në kërkesë me qëllim të konstatimit e kushteve.
Baza ligjore
Rregullorja për Taksa Komunale
Ankesat
Personat fizik apo juridik të cilët kane ankesa dhe kërkesa të ndryshme për sa i përket fushë veprimtarisë se inspektorëve në kuadër të Drejtorisë për Inspektime, mund të drejtohen në arkivin e komunës dhe të mbushin formularin e ankesës apo kërkesës. Arkiva brenda 24 orëve e përcjell të inspektori kompetent i cili është i obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të kryej inspektim, inspektimi kryhet vetëm nëse ankesa paralajmëron shkelje të dyshuara për të cilën parashihen fillimi i procedurës për kundërvajtje apo penale. Inspektori është i detyruar që konfrom ligjit të informoj parashtruesin e ankesës lidhur me gjendjen e konstatuar, respektivisht masat e ndërmarra në afatin ligjor.