PËRGJEGJËSITË
Kjo drejtori është përgjegjëse për:
a) kadastra kryen matje gjeodezike sipas kërkesave të personave juridikë, fizikë si dhe kërkesave të organeve të administratës,
b) kadastra mban evidencën për emërtimet e vendbanimeve, rrugëve, shesheve si dhe numrat e objekteve dhe shtëpive,
c) kadastra është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrore, rrjetën referuese homogjene për sigurimin e Hartave Orto-Foto, rikonstruktimin e informatave kadastrore në formë digjitale, modulin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën,
d) vlerësimin e pronës sipas kritereve, standardeve dhe rregulloreve në fuqi,
e) siguron zotërimin e tokës dhe patundshmërinë ,
f) planifikimin e rrjetit me pika të reja kontrolluese dhe themelimin e pikave të reja kontrolluese,
g) digjitalizimin e pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimin e planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrore) ,
h) azhurnimin e pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimin me parametrat të dhëna për transformim,
i) shërbimet e mirëmbajtjes së klasifikimit dhe kulturave të tokës,
j) ndarjen e ngastrave dhe shënimin e kufijve në rastin e eksproprijimit,
k) incizimin e sipërfaqes së ndërtesave dhe përpunimin e skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa,
l) regjistrimin e pronës së paluajtshme në regjistrin e tokës komunale,
m) zhvillimin e procedurave të regjistrimit sipas detyrës zyrtare dhe sipas kërkesës së palëve,
n) korrigjimin e regjistrit sipas procedurave dhe zbatimin e të gjitha dispozitave pozitive në fuqi, lidhur me regjistrimin e pronës,
o) azhurnimin e pronës në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënime të tjera nga dokumentacioni arkivor; azhurnimin e regjistrit të ndërrimeve në bazë të matjeve nga tereni,
p) mbajtjen e evidencës dhe udhëheqjen me kadastrën etazh të ndërtesave,
r) kryerjen e procedurave rreth dhënies së tokës për shfrytëzim,
s) përgatitjen e specifikimeve për tender për kryerjen e punëve që bënë,
t) mbrojtjen e pronës komunale nga uzurpimet dhe udhëheqjen e procedurave lidhur me këtë çështje,
u) zbatimin e procedurave të Ligjit mbi kadastrën, të LPA, Ligjit mbi hipotekat, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale si dhe akteve dhe dispozitave të tjera ligjore,
v) zbatimin e dispozitave të Ligjit për Qarkullimin e Patundshmërive, me te cilat rregullohet çështja e ndërrimit të patundshmërive,
w) zbatimin e dispozitave ligjore me të cilat është rregulluar procedura e rreambullimit (arondimit) të tokave,
x) mbajtja e regjistrit të kontratave mbi dhënien në shfrytëzim të pronës komunale,
y) përmbush edhe detyrat dhe urdhëresat që i caktohen nga Kryetari dhe Kuvendi.