PËRGJEGJËSITË
Kjo drejtori është përgjegjëse për:
a) përcjelljen e punimeve të veprimtarisë së shërbimeve publike, në tërë territorin e Komunës,
b) menaxhimin e të gjitha punimeve në pronën publike dhe komunale,
c) monitorimin e punëve të kompanive të angazhuara për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve e hapësirave tjera komunale, mirëmbajtjen dhe rregullimin e ndriçimit publik, dhe punimin e kanalizimeve, rrugëve, ndriçimeve të reja, etj.,
d) përcjelljen e mirëmbajtjes së gjelbërimit të qytetit, menaxhimin e tregjeve, mirëmbajtjen e të gjitha varrezave të miratuara me vendim të Kuvendit,
e) hartimin e propozim-projekteve për rregullimin e rrugëve, parqeve dhe çështjeve tjera me interes për Komunën,
f) përkujdeset për rregullimin e komunikacionit në zonën urbane komunale dhe zonën rurale,
g) lëshimin e lejeve të punës për ushtrimin e veprimtarive të subjekteve të cilët merren
me veprimtarinë e qarkullimit të automjeteve, bartjes së udhëtarëve etj,
h) përgatitjen e projekteve për vendosjen e sinjalizimit horizontal, vertikal dhe me drita,
i) kryerjen e mbikëqyrjes së kompanive të angazhuara në menaxhimin e parkingjeve publike si dhe kompanive të cilat e bëjnë bartjen dhe ruajtjen e automjeteve të sekuestruara nga policia si dhe përgatitjen e shpalljeve për shitjen e këtyre automjeteve, përmes procedurës së ankandit publik,
j) përmbush edhe detyrat dhe urdhëresat që i caktohen nga Kryetari dhe Kuvendi.