Flamur Fetahaj
Flamur Fetahaj ka lindur me 22 shtator 1973 në Gjakovë.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në qendrën ekonomike “Kadri Kusari”, po ashtu në Gjakovë.
Është diplomuar në fakultetin Juridik në kolegjin Biznesi në Gjakovë.
Mban titullin master në drejtimin Jurdiko – penal.
Studime shtesë në Akademinë Profesionale “Elita” në Prishtinë, në programin “Njohës i politikës dhe lider i ndonjë partie politike”
Që nga viti 1993 themelues dhe menaxher i kompanisë auto – transportuese “Dreni”
Anëtar i Shoqatës së Transportit – përfaqësues në Këshillin Drejtues në Odën Ekonomike në Prishtinë
Në zgjedhjet e vitit 2017 zgjidhet anëtarë i Kuvendit të Komunës së Gjakovës nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Nga muaji dhjetor 2017 emërohet drejtor i drejtorisë për Punë të Përgjithshme Administrative, ndersa nga muaji tetor 2020 emërohet Nënkryetar i komunës.
Nënkryetar i degës së AAK-së në Gjakovë
Është i martuar dhe baba i 5 fëmijëve.
Jeton dhe vepron në Gjakovë.