Profili i Kryetarit
Ardian Gjini
Ardian Gjini ka lindur më 18 janar 1970 në Gjakovë.
Që nga dhjetori i vitit 2017 është kryetar i komunës së Gjakovës.
Ai ka qenë deputet i kuvendit të Kosovës për dy mandate dhe kryetar i grupit parlamentar të AAK-së.
Në legjislaturat e kuvendit ka qenë anëtar i komisionit për Punë të Jashtme dhe atij për Legjislacion.
Prej qershorit të vitit 1997 deri në mars të vitit 2001 ka qenë kryetar i degës së Partisë Nacionale Demokratike Shqiptare në Gjakovë.
Ka shërbyer po ashtu si nënkryetar i komunës së Gjakovës deri në tetor të vitit 2000. Po atë vit është zgjedhur anëtar i asamblesë komunale në Gjakovë dhe drejtor i departamentit të Teknologjisë Informative.
Gjatë bisedimeve për statusin përfundimtarë të Kosovës ka qenë anëtar i Grupit Politik Strategjik për negociata gjatë negociatave në Vjenë për planin Ahtisaari.
Ka qenë poashtu anëtar i komisionit të parë kushtetues.
Ardian Gjini është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga marsi 2002 deri në shtator 2003 ka shërbyer si këshilltar politik i kryeministrit Bajram Rexhepi.
Në dhjetor 2004 është emëruar këshilltar i parë politik i kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në mars 2005 është zgjedhur ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në qeverinë e Kosovës. Në këtë post ka shërbyer deri në dhjetor të vitit 2007.
Aktualisht është nënkryetar i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarë i degës së kësaj partie në Gjakovë.
Mbanë Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Europiane nga universiteti i Kentit në Canterbury.
Është i martuar, ka dy vajza dhe një djalë. Jeton në Gjakovë.
PËRGJEGJËSITË
Kryetari i Komunës i zbaton përgjegjësitë në vijim:
a) përfaqëson Komunën dhe vepron në emër të saj;
b) udhëheq Ekzekutivin e Komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyrë administrimin financiar të Komunës;
c) ushtron të gjitha kompetencat të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit apo komiteteve të tij;
d) ekzekuton aktet e Kuvendit;
e) emëron dhe shkarkon zëvendësit e tij;
f) emëron dhe shkarkon anëtarët e tij të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave;
g) organizon punën dhe drejton politikën e Komunës;
h) propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvend;
i) propozon zhvillimin komunal, planet rregulluese dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për miratim në Kuvend dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar;
j) raporton para Kuvendit për situatën ekonomike-financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku një herë në gjashtë muaj apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi;
k) mund të kërkoj që Kuvendi ta shqyrtoj një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsideron se akti cenon legjislacionin në zbatim dhe/apo interesin e komuniteteve;
l) miraton udhëzime, urdhëresa dhe vendime administrative për situata të veçanta.
KABINETI
Nita Efendia Brovina – Shefe e Kabinetit të Kryetarit
nita.efendia@rks-gov.net
045 512 102
Adea Hasi – Zyrtare Administrative
adea.hasi@rks-gov.net
038 200 44 001
Shpend Kumnova – Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun
Agim Koci – Bashkëpunëtor Profesional
agim.koci@rks-gov.net
045 – 123 – 242
Xhavit Alija – Bashkëpunëtor Profesional
Endrit Efendija – Bashkëpunëtor Profesional
endrit.efendija@rks-gov.net
Luan Shllaku – Bashkëpunëtor Profesional
luan.shllaku@rks-gov.net
Rasim Neziri – Zyrtar për Logjistikë
045 123 242
Vlora Efendija – Bashkëpunëtore Profesionale
vlora.efendija@rks-gov.net
044 246 538