Përgjegjësit dhe detyrat e Drejtorisë për Punë Inspektuese
Drejtoria për Punë Inspektuese është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjeve dhe dispozitave të rregulloreve komunale në lëmin e: Inspektoratit të Tregut, Inspektoratit Sanitar,
Inspektoratit të Veterinarisë, Inspektoratit të Shërbimeve Publike, Inspektoratit të Bujqësisë, Inspektoratit të Ndërtimit dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Mjedisit.
Në kuadër të Drejtorisë për Punë Inspektuese funksionon:
Udhëheqës i Sektorit: Artan Hoxha
Kontakt: artan.hoxha@rks-gov.net
Udhëheqëse e Sektorit: Donika Lama Efendia
Kontakt: donika.lama@rks-gov.net
Inspektorët e Ndërtimit janë përgjegjës për:
Mbikëqyrjen e ndërtimeve, ngritjen, instalimin, renovimin dhe zgjerimin e ndërtesave;
Ndalimin e punimeve në fushën e ndërtimit në raste kur ka parregullsi, ndërtime pa leje apo tejkalim të lejeve ndërtimore;
Mbikëqyrjen e rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje apo kur tejkalohen ato;
Verifikimin e dokumenteve burimore ne fushën e ndërtimit;
Mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve të tjera dhe akteve nënligjore në fushën e ndërtimit;
Marrjen e vendimeve për ndërprerjen (pezullimin) e punimeve, deri në evitimin e parregullsive tekniko- procedurale;
Hartimin e procesverbaleve dhe fletëparaqitjeve penale dhe kundervajtëse, kur vlerëson se ka shkelje të dispozitave kundervajtëse dhe penale;
Kryen dhe detyra tjera të përcaktuara me ligj dhe akte tjera nen ligjore.
Inspektorët e Mbrojtjes së Mjedisit janë përgjegjës për:
Mbikëqyrë aktivitetet që kanë ndikim në mjedis dhe kontrollon aplikimin e standardet për mbrojtjen e mjedisit, kontrollon kuotat e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës;
Mbikëqyrë eksploatuesit e resurseve natyrore , mbikëqyrë kompanitë publike që merren me menaxhimin e ujit të pijes ,ujërave të zeza dhe mbeturinave;
Mbikëqyrë aplikimin e masave për mbrojtjen e biodiversitetit, ekosistemeve, zonave, dhe objekteve që janë nën mbrojtje;
Mbikëqyrjen e lejeve mjedisore komunale, mbrojtjes se mjedisit nga hedhja e mbeturinave e të ngjashme
Shqipton gjoba, harton procesverbale dhe fletëparaqitje penale dhe kundervajtëse, kur vlerëson se ka shkelje të dispozitave kundervajtëse dhe penale;
Kryen dhe detyra tjera të përcaktuara me ligj dhe akte tjera nen ligjore.
Inspektorët e Tregut janë përgjegjës për:
Mbikëqyrjen e përmbushjen e standardeve të mallrave pas vendosjes se tyre në treg dhe të shërbimeve;
Sigurinë e produkteve në treg;
Qarkullimin e produkteve nga metalet e çmuara;
Mbrojtjen e konsumatorëve;
Përshtatshmërinë teknike të produkteve;
Veprimtarinë turistike dhe hoteliere;
Veprimtarinë zejtare;
Mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale në treg;
Mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe të drejtave të ngjashme në treg;
Markimin e efikasitetit të energjisë se pajisjeve të amvisërisë;
Reklamimin e produkteve dhe shërbimeve;
Çmimet (përcaktimin dhe ekspozimin e çmimeve, pagesën dhe dhënien e faturave)
Kushtet për të bere biznes ne përputhje me aktet nënligjore të veçanta;
Kryen dhe detyra tjera të përcaktuara me ligj dhe akte tjera nen ligjore.
Inspektorët Sanitar janë përgjegjës për:
Mbikëqyrja e kualitetit të ushqimit, kushteve higjieno-sanitare të objekteve Industriale-ushqimore, tregtare-ushqimore, shëndetësore, hoteliere, objekteve parashkollore, shkollore, objekteve të
kulturës, sportit rekreacionit, to objekteve të mbajtjes së hixhienës personale, objekteve publike dhe vendbanimeve publike;
Marrja e masave mbrojtëse për shëndetin e popullatës nga veprimi i dëmshëm i produkteve të duhanit dhe i pirjes së duhanit në vendet publike;
Mbikëqyrjen e gjendjes shëndetësore të personave, të cilët kanë kontakt me ushqimin;
Inspektime dhe mbikëqyrjen sanitare në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi;
Gjendjes shëndetësore te personave te cilët punojnë në punët me te cilat mund te rrezikojnë shëndetin e popullatës;
Përmbushjes se kushteve sanitaro-teknike dhe higjienike ne procesin e dhënies se lejeve ndërtimore, për te gjitha objektet e parapara me ligj;
Hartimin e procesverbaleve dhe fletëparaqitjeve penale dhe kundervajtëse, kur vlerëson se ka shkelje të dispozitave kundervajtëse dhe penale;
Eks-humimit dhe bartjen e personave te vdekur ne territorin e Kosovës dhe bartjen e personave te vdekur përtej kufirit;
Kryen dhe detyra tjera te përcaktuara me ligj dhe akte tjera nen ligjore.
Inspektorët e Veterinarisë janë përgjegjës për:
Parandalimin e sëmundjeve infektive të kafshëve, praktika
mjekësore veterinare, qarkullimi i kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore, kontrollimin e gjitha produkteve me origjinë shtazore, verifikimin e tyre, sigurinë e përgjithshme të tyre para
konsumit të njerëzve;
Parandalimi dhe luftimi i sëmundjeve infektive të kafshëve, mirëqenjen e kafshëve, mbikqyrjen e qarkullimit të mbeturinave me origjinë shtazore;
Inspektimet veterinare në kafshët e gjalla, produktet embrionale,
mbetjet e kafshëve, patogjenët dhe produktet me origjinë shtazore, të cilat janë të
destinuara për treg dhe të cilat i nënshtrohen tregut;
Kontrolle rutine në thertore të licencuara me qellim inspektimin e kafshëve para, gjatë dhe pas therjes në përputhje me procedurat e përcaktuara;
Hartimin e procesverbaleve dhe fletëparaqitjeve penale dhe kundervajtëse, kur vlerëson se ka shkelje të dispozitave kundervajtëse dhe penale;
Kryen dhe detyra tjera të përcaktuara me ligj dhe akte tjera nen ligjore.
Inspektorët e Shërbimeve Publike janë përgjegjës për:
Inspektimin me qellim të mbrojtjes së sipërfaqeve publike (trotuareve, shesheve, parqeve, varrezave, shëtitoret, sipërfaqet e gjelbëruara dhe sipërfaqe tjera publike) nga dëmtimet, keqpërdorimet;
Bën verifikimin e dokumenteve burimore, të cilat shfrytëzuesit e hapësirës publike duhet t’i posedojnë, sipas ligjeve përkatëse dhe rregulloreve komunale;
Nxjerr vendime/urdhëresa lidhur me parregullsitë e paraqitura;
Ndërmerr masa ndëshkuese ndaj shkelësve të rregulloreve komunale, harton kërkesat për fillim te procedurës kundervajtëse;
Kryen mbikëqyrje inspektuese me qellim mbrojtjen e sipërfaqeve publike, mbikëqyrë mirëmbajtjen e pastërtisë në sipërfaqet publike, nyjat sanitare publike, bartjen, deponimi dhe trajtimi i
mbeturinave, përcjellja, trajtimi dhe pastrimi i ujërave të zeza dhe ujërave atmosferike, gjelbërimin dhe ndriçimi publik;
Kryen dhe detyra tjera të përcaktuara me rregulloret komunale.
Inspektorët e Bujqësisë janë përgjegjës për:
Inspektimin e tokave bujqësore sipas autorizimeve të përcaktuara me ligj;
Inspektimin e barnatoreve bujqësore dhe produkteve të cilat tregtohen;
Inspektimi i prodhimeve me prejardhje bimore;
Mbikëqyrjen e përdorimit të tokave bujqësore;
Inspektimi i tregjeve dhe depove ku tregtohen produktet bimore, shtazore dhe pijet alkoolike;
Kontrollet në subjekte afariste me veprimtari-tregti bujqësore;
Hartimin e procesverbaleve dhe fletëparaqitjeve penale dhe kundervajtëse, kur vlerëson se ka shkelje të dispozitave kundervajtëse dhe penale;
Kryen dhe detyra tjera të përcaktuara me ligj dhe akte tjera nen ligjore.
Shërbimet Komunale të Drejtorisë për Punë Inspektuese:
Informacion
Pronari/personi përgjegjës i veprimtarisë ekonomike është i obliguar që të paraqes kërkese në arkivin e komunës për kontrolle të lokalit lidhur me konstatimin mbi plotësimin e kushteve
minimale higjieno-tekniko sanitare, mbrojtjes në punë dhe mbrojtjes së mjedisit për nga aspekti i hapësirave punuese si dhe stabilimenteve dhe pajisjeve. Arkiva brenda 24 orëve e përcjell te
Inspektori kompetent i cili është i obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj lokalin afarist me qellim të konstatimit të kushteve.
Baza ligjore
Rregullorja komunale numër 011-3370/2009 Mbi plotësimin e kushteve minimale higjino-tekniko sanitare, mbrojtjes ne pune dhe mbrojtjes se mjedisit për nga aspekti I hapësirave punuese si
dhe stabilimenteve dhe pajisjeve.
Rregullorja Nr.011-43964/2015 “Për taksat, tarifat dhe ngarkesat nga shërbimet komunale.
Ligji Nr.2004/18 Për tregtinë e brendshme, I ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-005.
Informacion
Pronari/personi përgjegjës i veprimtarisë ekonomike ku shërbehet me pije alkoolike është i obliguar që të paraqes kërkese në arkivin e komunës për tu pajisur me Certifikatën e punës me pije
alkoolike. Arkiva brenda 24 orëve e përcjell te Inspektori kompetent i cili është i obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj lokalin afarist me qëllim të konstatimit të kushteve.
Baza ligjore
Rregullorja Nr. 011-43963 për Certifikimin e punës me pije alkoolike.
Informacion
Pronari/personi përgjegjës dhe organet e ndryshme janë të obliguar që të paraqesin kërkese në arkivin e komunës për pëlqim sanitar për ndërtim, ri-ndërtim të objekteve. Arkiva pritëse brenda 24
orëve e përcjell te Inspektori kompetent i cili është obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj vendin e përcaktuar në kërkesë me qëllim të konstatimit e kushteve.
Baza ligjore
Ligji Nr.2003-22 Për inspektoratin sanitar të Kosovës
Rregullorja Nr.01-011-43964 Për taksat, tarifat dhe ngarkesat nga shërbimet komunale.
Informacion
Pronari/personi përgjegjës mund të paraqes kërkese në arkivin e Komunës me qellim të thirrjes për bashkëpunim për asgjësimin e produkteve jo të sigurta. Arkivi brenda 24 orëve e përcjell te
Inspektori kompetent i cili është obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj veprimtarinë ekonomike.
Baza ligjore
Ligji Nr.2003-22 Për inspektoratin sanitar të Kosovës
Ligji Nr.04/L-078 Për sigurinë e përgjithshme të produkteve, i ndryshuar me Ligjin Nr.04/L-189 Për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr.04/L-07.
Informacion
Pala bën kërkesën në arkivin e komunës e cila brenda 24 orëve dërgohet të Inspektori kompetent i cili është obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të ndërmerr masat ligjore të përcaktuara
me ligj.
Baza ligjore:
Ligji Nr.2004/21 Për veterinarinë
Informacion
Subjekti juridik apo fizik mund të paraqes kërkesën në arkivin e komunës për eks`humim. Arkivi brenda 24 orëve e përcjell te Inspektori kompetent i cili është i obliguar që brenda afatit të
përcaktuar ligjor të veproj.
Baza ligjore
Ligji Nr.2003-22 Për inspektoratin sanitar të Kosovës.
Personat fizik dhe juridik të cilët kane ankesa dhe kërkesa të ndryshme për sa i përket fushë veprimtarisë se inspektorëve në Drejtorinë për Punë Inspektuese, mund të drejtohen në arkivin
e komunës dhe të mbushin formularin e ankesës apo kërkesës. Arkiva brenda 24 orëve e përcjell të inspektori kompetent i cili është i obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj
veprimtarinë vetëm nëse ankesa paralajmëron shkelje të dyshuara për të cilën parashihen fillimi i procedurës për kundërvajtje apo penale. Inspektori është i detyruar që konfrom ligjit të informoj
parashtruesin e ankesës lidhur me gjendjen e konstatuar, respektivisht masat e ndërmarra në afatin ligjor.
Rregulloret e Komunës së Gjakovës nën mbikëqyrjen e Drejtorisë për Punë Inspektuese: