Republika e Kosoves

Gjakovë

Komitetet

Komiteti për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa kryesohet nga Kryesuesi i Kuvendit dhe përbërja e tij duhet të reflektoj përfaqësimin e entiteteve politike në Kuvend.
Komiteti për Politikë dhe Financa është përgjegjës për shqyrtimin e të gjitha politikave, dokumenteve fiskale dhe financiare, planeve dhe iniciativave, duke përfshirë dokumentet e planifikimit strategjik, kornizën vjetore buxhetore afatmesme, planin vjetor të prokurimit, rregulloren vjetore për tatimet, tarifat dhe pagesat, planin vjetor të punës për auditimin e brendshëm, buxhetin vjetor afatmesëm dhe çdo ndryshim të buxhetit gjatë vitit fiskal si dhe për marrjen e raporteve nga Kryetari dhe dorëzimin e rekomandimeve në Kuvendin e Komunës.

Përbërja e Komitetit për Politikë dhe Financa është:

1. Haxhi Sejdiu përfaqësues nga AAK .
2. Florentina Gjergjaj, përfaqësuese nga AAK.
3. Diana Qarkagjija , përfaqësuese nga Alternativa
4. Hana Zeka, përfaqësuese nga Alternativa .
5. Bekim Jupa , përfaqësues nga PDK.
6. Agon Batusha, përfaqësues nga VV.
7 . Bekim Ermeni, përfaqësues nga LDK
8. Anton Shala, Kryesues i Kuvendit .
9. Fazli Hoxha, përfaqësues nga NISMA.
Komiteti për Politikë dhe Financa kryesohet nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Anton Shala.

______________________________________________________________________________________________________________

Komiteti për Komunitete

Komiteti i Komuniteteve përfshinë në radhët veta shumicën e thjeshtë nga anëtarët e Kuvendit, anëtarët tjerë janë nga përfaqësuesit e komuniteteve. Çdo komunitet që jeton në Komunë përfaqësohet nga së paku një përfaqësues në Komitetin e Komuniteteve.
Përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Komunë e përbëjnë shumicën e anëtarëve të Komitetit të Komuniteteve.
Komiteti i Komuniteteve është përgjegjës për shqyrtimin e përputhshmërisë së autoriteteve komunale me ligjin në zbatim dhe për shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe aktiviteteve për t’u siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht. Komiteti gjithashtu i rekomandon kuvendit masat që duhet të ndërmerren për të siguruar jetësimin e dispozitave që kanë të bëjnë me nevojën e komuniteteve për t’u avancuar, shprehur, mbrojtur dhe zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor, si dhe për të siguruar mbrojtje adekuate të të drejtave të komuniteteve brenda Komunës.

Përbërja e Komitetit për Komunitete është:

1. Elvana Qorri, përfaqësuese e Komunitetit Egjiptian
2. Bislim Hoti, përfaqësues i Komunitetit Egjiptian
3. Senad Gushani, përfaqësues i Komunitetit Rom
4. Fadil Podrimja, përfaqësues i Komunitetit Ashkali
5. Ifeta Jakupi , përfaqësuese e Komunitetit Boshnjak
6. Jusuf Osmani, përfaqësues i AAK-së
7. Edi Gaxha Puka , përfaqësuese e Alternativës
8. Dafina Syla , përfaqësuese e PDK-së
9. Mimoza Shala , përfaqësuese e VV-së