Albulena Kryeziu – Bokshi është zgjedhur në krye të Teatrit “Hadi Shehu”.
Në takimin e parë në të cilin edhe është nënshkruar kontrata e emërimit, kryetari i komunës Ardian Gjini mes tjerash ka thënë se Albulena e ka dëshmuar kapacitetin e vet në fushën e aktrimit teksa është shprehur i bindur se të njejtin përkushtim do ta ketë edhe në menaxhimin e njërit prej institucioneve më të dashura të qytetit tonë.