Republika e Kosoves

Gjakovë

Ambasadorja e Finlandës Pia Stjernvall viziton Gjakovën

2019/03/14 - 9:32

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall.
Në takimin mes tyre, kryetari Gjini e ka falënderuar ambasadoren Stjernvall për përkrahjen që shteti finlandez ka dhënë për komunën e Gjakovës, duke përkrahur projekte të ndryshme, ndërsa ka shprehur bindjen që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Nga ana tjetër, ambasadorja Stjernvall ka thënë se Gjakova mbetet njëri prej qyteteve më të veçantë të Kosovës, për të shtuar se ambasada e Finlandës dhe qeveria finlandeze do të vazhdojnë të përkrahin komunë e Gjakovës edhe në të ardhmen.