Republika e Kosoves

Gjakovë

Ansambli shqiptar i këngëve dhe valleve mbanë koncert në Gjakovë

2018/11/13 - 10:34

Në kuadër të kalendarit kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Gjakovë u mbajt koncerti „60 Vite Histori“ i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Mbrëmja u hap nga dy zëvendës Ministret e të dyja shteteve, Valbona Shujaku dhe Burbuqe Bakija Deva. Të dyja u shprehën që historia e Ansamblit Popullor të Këngëve e Valleve u prezantua edhe në Gjakovë, ku të dyja këto zonja kanë rrënjët e tyre.

Zana Çela, drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit tregoi më shumë rreth historikut të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ansambli u themelua në shtatorin e vitit 1957 nga Çesk Zadeja që ishte Drejtori i parë Artistik i këtij ansambli, si dhe Gëzim Kaceli që ishte Koreografi i parë i saj.

Interpretimi i këngëve folklorike nën shoqërimin e valleve tipike shqiptare u mirëprit nga publiku gjakovarë.