Republika e Kosoves

Gjakovë

Argenita Fetahu dhe Andin Bakija hapin ekspozitë në Muzeun Etnografik të Gjakovës

2018/02/22 - 10:43

Me organizim të komunës së Gjakovës, përkatësisht drejtorisë komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, janë duke vazhduar aktivitetet e shumta në kuadër të kremtimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot është hapur ekspozita e përbashkët e artistëve të rinjë Argenita Fetahu dhe Andin Bakija.
Në praninë e shumë adhuruesve të artit pamor, këtë ekspozitë e ka hapur drejtoresha e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Saranda Hyseni, e cila por tjerash e ka përmendur edhe gadishmërine e komunës së Gjakovës për përkrahjen e artistëve të rinjë në të gjitha fushat e kulturës dhe sportit.
Aktivitetet gjatë ditës së sotme vijojnë me ndeshjet miqësore ne Volejboll për femra dhe për meshkuj, ne mes te dy perfaqësueseve, Kosovës dhe Shqipërisë.