Republika e Kosoves

Gjakovë

Betohet kryetari Ardian Gjini dhe 34 asambleistët. Zgjedhet kryesuesja Arbëresha Kuqi

2021/12/07 - 12:52

Ardian Gjini nga sot e ka filluar edhe zyrtarisht mandatin e dytë si Kryetar i Komunës së Gjakovës!
Kryetari Gjini e ka bërë betimin në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës, ndërsa në fjalën e tij ka premtuar se në 4 vitet e ardhshme do të angazhohet me tërë kapacitetin e tij në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjakovës.
Po në këtë takim është zgjedhur edhe Kryesuesja e re e Kuvendit Komunal. Me 20 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenime, Arbëresha Kuqi, do të udhëheqë Kuvendin Komunal në katër vitet e ardhshme. Betimin si anëtarë të Kuvendit Komunal, e kanë bërë sot edhe 34 anëtarët e rijnë të këtij organi komunal.