Republika e Kosoves

Gjakovë

Biblioteka “Ibrahim Rugova” hap dyert për Ditën e Librit

2022/04/22 - 10:53

Në vigjilje të 23 Prillit, ditës ndërkombëtare të librit, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka vizituar sot bibliotekën ndërkomunale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë.

Në bashkëbisedim me stafin e bibliotekës dhe disa nga lexuesit prezent, kryetari Gjini ka thënë se biblioteka e Gjakovës është një institucion për çdo lëvdatë, sukseset e të cilit janë mburrje dhe krenari për tërë komunën e Gjakovës dhe më gjerë.

Duke e konsideruar si një segment tejet jetik për shoqërinë tonë, kryetari Gjini ka thënë se komuna e Gjakovës do të fokusohet që në vazhdimësi të investojë në këtë institucion, me të vetmin synim që në një afat jo shumë të gjatë të arrihet që biblioteka e Gjakovës të mbërrijë që në raftet e veta të ketë mbi 100 mijë ekzemplarë librash.