Republika e Kosoves

Gjakovë

Binjakëzohen Gjakova dhe Saranda

2022/11/30 - 11:12

Gjakova dhe Saranda tashmë janë qytete të binjakëzuara edhe zyrtarisht. Në 110 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe homologu i tij nga Saranda Adrian Gurma kanë nënshkruar dokumentin e binjakëzimit, duke e zyrtarizuar kështu një lidhje ekzistente prej shumë vitesh në mes të qytetarëve të këtyre dy qyteteve.
“Qytetarët e Gjakovës gjithmonë kanë qenë të lidhur me Sarandën dhe Shqipërinë në përgjithësi, por ky zyrtarizim na motivon që ta kemi bashkëpunimin shumë më të madh dhe në shumë fusha”, ka thënë me këtë rast kryetari Gjini.