Republika e Kosoves

Gjakovë

DBF dhe OSCE organizojnë debat për buxhetin

2020/09/10 - 7:45

Komuna e Gjakovës, konkretisht drejtoria për buxhet dhe financa, në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë ka mbajtur sot një punëtori me temën “Avancimi i barazisë gjinore në nivelin lokal”.
Punetoria mblodhi perfaqësues nga drejtoria e buxhetit dhe financave, zyrtaren komunale për barazi gjinore, anëtaret e grupit të grave të kuvendit komunal dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare. Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit dhe zbatimit të kornizës ligjore në fushën e barazisë gjinore.
Fillimisht, drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj, ka njoftuar pjesëmarrësit me situatën financiare të komunës së Gjakovës dhe me hollësitë rreth buxhetit për vitin 2021.
Me tej, pjesemarresit diskutuan çështjet që ndërlidhen me aktivitetet për barazinë gjinore dhe buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, si dhe kerkesat ne perputhje me përgatitjet e buxhetit 2021.