Republika e Kosoves

Gjakovë

Debat me të rinjtë për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

2019/02/14 - 4:47

Është mbajtur sot një debat me të rinjtë e komunës ë Gjakovës i organizuar nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Debati me të cilin nisë vargu i aktiviteteve kulturore e sportive për nderë të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, pati temën me titull 11+11, përmes ë cilës, duke u ndërlidhur e kaluara me të ardhmen, u fol për sfidat e të rinjve gjatë 11 viteve pavarësi, angazhimin konkret të të rinjve gjatë kësaj periudhe por edhe angazhimin dhe planet e tyre në 11 vitet e ardhshme.

Si folëse e parë por edhe si organizatore, në këtë debat u paraqit drejtoresha e DKRS-së Saranda Hyseni, e cila tha se të rijnë e Gjakovës janë ballafaquar me plot sfida në 11 vitet e ekzistencës ë shtetit të Kosovës, por shprehu bindjen se vitet e ardhshme do të jenë shumë më efektive dhe me perspektivë më të madhe për të rinjtë.

Përpos drejtoreshës Hyseni, pjesë e panelit dhe e debatit me të rinjtë ishin edhe Berat Thaqi aktivist i organizatave rinore, Arbër Lleshi nga “Bone Vet” dhe Shqipe Mula aktiviste e trashëgimisë kulturore.