Republika e Kosoves

Gjakovë

Degjimet Buxhetore mbahet në fshatrat e Hasit

2021/08/31 - 11:22

Dëgjimet Buxhetore për buxhetin e vitit 2022, të planifikuara të mbahen në katër rajonet e komunës së Gjakovës janë përmbyllur  me dy takimet e mbajtura në fshatrat e rajonit të Hasit, në Rogovë dhe Bishtazhin.
Në takim me banorët e këtyre fshatrave, drejtorët komunalë Durim Halilaj, drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Shkumbin Kastrati drejtor i drejtorisë për Shërbime Publike dhe Nikollë Lleshi drejtor i drejtorisë për Punë të Përgjithshme Administrative, kanë shpalosur buxhetin e përgjithshem komunal si dhe projektet konkrete të planifikuara të realizohen në këtë rajon.
Nga ana tjetër banorët kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e tyre, e për të cilat kanë shprehur bindjen që të integrohen në buxhetin e vitit 2022.
Ndryshe, përveç nevojave të zakonshme siç janë infrastruktura rrugore, ndriçimi publik, investimet në bujqësi e të tjera, në zonën e Hasit problematikë e madhe dhe nevojë imediate është Ura në fshatin Rogovë e cila është tërësisht e dëmtuar dhe rrezik potencial për banorët.
Lidhur më këtë, banorët janë njoftuar se realizimi i urës së re tashmë është futur në buxhetin komunal, pasi i njejti projekt deri me tani 2 herë është larguar nga buxheti në nivelin qëndror, konkretisht ministria e Infrastrukturës.