Republika e Kosoves

Gjakovë

Disa rrugë dhe parqe në Gjakovë bëhen me ndriçim publik

2020/06/16 - 9:52

Është përuruar projekti për ndriçimin e rrugëve “Migjeni”, “Washingtoni”, “Anton Çetta” dhe në parkun pranë banesave të ashtuquajtura të solidaritetit.

“Si institucion komunal jemi duke investuar në ndriçim publik në qytet dhe në fshatra. Plani jonë është që vitin tjetër të finalizojmë gjithë infrastrukturën e ndriçimit në komunën e Gjakovës. Krahas kamerave të sigurisë, ky ndriçim ka një rol të rëndësishëm për rritjen e sigurisë së banorëve të komunës tonë” u shpreh Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

60 shtyllat elektrike në këto rrugë tani janë me llampa LED të cilat krahas sigurisë, do të mundësojnë edhe kursim të lartë të energjisë elektrike.