Republika e Kosoves

Gjakovë

Diskutohet rregullorja komunale për funksionimin e këshillave lokal

2019/11/01 - 11:21

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë(OSBE), në mbështetje të Kuvendit Komunal të Gjakovës ka organizuar sot nje punëtori në të cilën është diskutuar për harmonizimin e rregullores komunale mbi organizimin dhe funksionimin e këshillave lokale në komunën e Gjakovës.
Në këtë takim përfaqësues të Kuvendit Komunal, të shoqërisë civile si dhe anëtarët e komisionit për hartimin e kësaj rregulloreje, kanë diskutuar për sfidat nga përvojat e bashkëpunimit me këshillat lokal në të kaluarën si dhe për përpilimin e rregullores së re komunale përmes së cilës synohet eleminimi i sfidave dhe bërja e këshillave lokal organe shumë më efikase dhe urë lidhëse në mes të qytetarëve dhe qeverisjes lokale.