Republika e Kosoves

Gjakovë

DKA shpërndan pakoedukative për nxënësit

2020/09/29 - 3:18

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë në përkrahje nga Organizata Save The Children sot ka bërë shpërndarjen e pakove edukative për 27 fëmijë dhe asaj higjenike për 28 familje në nevojë, me qëllim të ofrimit të mbështetjes ndaj fëmijëve nga grupet më të cenuara nga pandemia e COVID-19 në Kosovë.
Shkollat përfituese kanë qenë “Mustafa Bakija”, “Yll Morina”, “Emin Duraku”, “Zekeria Rexha”, “Ukshin Miftari”, dhe shkolla “Selman Riza”. Këto shkolla janë pjesë e projektit Arsimi Gjithëpërfshirës që implementohen në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit.