Republika e Kosoves

Gjakovë

Emërohet nënkryetari dhe drejtorët komunal

2021/12/29 - 2:10

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka emëruar Drejtorët e Drejtorive Komunale dhe Shefen e Kabinetit!
Ndërkaq, ditë më parë, është emëruar edhe Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj.
Drejtorët e rinj komunalë janë:
Durim Halilaj – Drejtor për Buxhet dhe Financa;
Ferdinand Kolaj – Drejtor për Zhvillim Ekonomik;
Kosovar Alija – Drejtor për Punë të Përgjithshme Administrative;
Shkumbin Kastrati – Drejtor për Shërbime Publike;
Hysni Muhadri – Drejtor për Punë Inspektuese;
Adea Roka – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport;
Arben Bakalli – Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit;
Gjevalin Nikollbibaj – Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë;
Adelina Shehu-Kola – Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
Eranda Kumnova-Baçi – Drejtoreshë për Arsim;
Gani Hajdari – Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe
Haxhi Sejdiu – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim
Kurse, Shefe e Kabinetit të Kryetarit është emëruar Nita Efendia-Brovina.