Republika e Kosoves

Gjakovë

Eshtë mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal

2022/06/30 - 6:43

Eshtë mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal, gjatë se cilës u prezantuan dhe u diskutuan dhjetë pikat e rendit të ditës, të parapara për këtë mbledhje.
Në fillim të mbledhjes u shqyrtua dhe u miratua procesverbali i mbledhjes së mbajtur me dt.26.05.2022.
-Më pas, Komandanti i Policisë së Gjakovës Milazim Lumi, raportoi lidhur me sigurinë në Komunën e Gjakovës në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ku pati hapësirë dhe për pyetje nga të pranishmit lidhur me sigurinë në Komunën tonë.
Gjatë mbledhjes pyetje pati edhe për ekzekutivin, nga anëtarët e kuvendit, ku Kryetari Gjini dhe drejtorët e drejtorive përkatëse dhanë informatat lidhur me kërkesat që u parashtruan nga asambleistët e pranishëm.
Po ashtu, u bë shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2023-2025.
Gjithashtu u shqyrtua dhe u miratua Propozim Vendimi për caktimin e parcelës me numër 0949-2, Z.K, Firëz, për ndërtimin e Kishës së Rilindjes së Kosovës në Gjakovë.
Si pikë e gjashtë e rendit të ditës u shqyrtua Projekt Rregullorja për taksat komunale. E cila u shtyje për ndryshim/plotësim, për t’u shqyrtuar në mbledhjen e radhës të KPF-së, e më pas në mbledhje të Asamblesë.
Informata u dhanë edhe për gjendjen në Qendrën për Transferimin e Mbeturinave në lagjen “Ali Ibra”, menaxhimin e përgjithshëm të mbeturinave dhe mirëmbajtjen e varrezave në fshatrat e Komunës së Gjakovës.
-Po ashtu, u dhanë informata mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimin e tyre.
-Në pikën e nëntë të rendit të ditës u shpalosën informata mbi pronat në Bllokun e Luftëtarëve.
Mbledhja u përmbyll me raportin mbi Mirëmbajtjen Verore të Rrugëve.