Republika e Kosoves

Gjakovë

Është mbajtur mbledhja e gjashtë me radhë për këtë vit e Komitetit për Komunitete e Kuvendit të Komunës

2022/07/22 - 6:34

Është mbajtur mbledhja e gjashtë me radhë për këtë vit e Komitetit për Komunitete e Kuvendit të Komunës.
Mbledhja është hapur nga Kryesuesi i këtij Komiteti, Ergit Qeli i cili fillimisht ka prezantuar rendin e ditës që lidhej me shqyrtimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
Ndërkaq lidhur me mundësinë e punësimit të komuniteteve jo-shumicë në Komunën e Gjakovës, anëtarët janë pajtuar që të përpilojnë një listë me të dhëna për pjesëtarë të komuniteteve të cilët janë të arsimuar. Të njëjtën, ata do ta dorëzojnë në sektoret përkatëse.
Zyra për Komunitete dhe Kthim ka raportuar për punën e bërë së fundmi nga ky sektor, në shërbim të komuniteteve jo-shumicë.
Në fund, Emrah Cërmjani, ka dhënë informatën që afati për regjistrimin e fëmijëve në nivelin parashkollor dhe në klasë të parë nga Drejtoria e Arsimit do të jetë I hapur edhe në periudhën 15-19 gusht 2022. Poashtu, ai ka njoftuar për vazhdimin e fushatës “Të drejtat trashëgimore dhe pronësore të grave” me moton “Edhe unë kam hise n’shpi”.