Republika e Kosoves

Gjakovë

Fëmijë të shoqatës “Handikos” vizitojnë Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

2023/03/23 - 9:29

Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Dawn, fëmijë të Shoqatës “Handikos Gjakovë” kanë qëndruar për vizitë në zyret e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Ata janë pritur ngrohtësisht nga drejtoresha e këtij dikasteri Adelina Shehu-Kola dhe kolegët e saj duke biseduar miqësisht por edhe duke i informuar fëmijët për punën që bëhet në këtë institucion në shërbim të qytetarëve të komunës sonë.