Republika e Kosoves

Gjakovë

Fëmijët shënojnë Ditën Olimpike

2019/05/27 - 12:36

Dhjetëra fëmijë nga shkolla të ndryshme të komunës së Gjakovës e kanë shënuar sot përmes vrapimit Ditën Olimpike, një aktivitet ky i përvitshëm, i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe komuna e Gjakovës.
Aktiviteti i organizuar me këtë rast është hapur dhe është përshëndetur nga nënkryetari i komunës së Gjakovës Ramadan Hoti, drejtori i drejtorisë për Punë të Përgjithshme Administrative Flamur Fetahaj si dhe zyrtarë tjerë komunal, ndërsa është menaxhuar në aspektin sportiv nga mësimdhënës të Edukatës Fizike nga shkolla të ndryshme të komunës sonë dhe zyrtarët nga Sektori i Sportit.
Vrapimi simbolik, përveç shënimit të kësaj date me karakter ndërkombëtar, është edhe një shtytje për fëmijët që përmes aktiviteteve sportive të angazhohen për një jetë më aktive dhe më të shëndetshme.