Republika e Kosoves

Gjakovë

Festohet Krishtlindja

2018/12/27 - 8:31

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Anton Shala si dhe drejtorë të drejtorive komunale e bashkëpunëtorë të tjerë, kanë marrë pjesë në Meshën e Krishtlindjes në Kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit ne Gjakovë.
Ne këtë rast ata kanë uruar krerët e kishës katolike dhe të gjithë besimtarët e krishterë të komunës së Gjakovës dhe tërë Kosovës.