Republika e Kosoves

Gjakovë

Filloi faza e dytë e projektit për sanimin e rrugëve me kubëza në zonën e Çarshisë së Vjetër.

2020/06/30 - 10:23

Filloi faza e dytë e projektit për sanimin e rrugëve me kubëza në zonën e Çarshisë së Vjetër.

“Jam shumë i lumtur për vazhdimin e këtij projekti. Kërkoj mirëkuptimin e banorëve, për shkak se këto punime do të na vështirësojnë qarkullimin në këtë pjesë të qytetit për një kohë të shkurtër, mirëpo cilësia e lartë e tyre na siguron që të mos intervenojmë më në rrugët me kubëza në pjesën e vjetër të qytetit” u shpreh ndër të tjera Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Ai ka falënderuar Demos-in dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal pasiqë ky projekt bashkëfinancohet edhe nga Granti për Performancë të Suksesshme të Komunës së Gjakovës të shpallur nga MAPL-ja.

Ky projekt përfshin edhe ndërrimin e gypave të azbestit dhe zhvendosjen e kabllove elektrike në rrjetin nëntokësor.