Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjakovë

Filloi projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve te Pika e Zezë

2020/11/16 - 2:11

Filloi projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve te Pika e Zezë!
Gjatë nisjes së punimeve, Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, uroi banorët e kësaj lagjeje për ndërtimin e këtyre rrugëve përmes të cilave do të përmirësohet mirëqenia e tyre. “Bëhet fjalë për 550 metra rrugë që Komunës së Gjakovës do t’i kushtojnë rreth 100 mijë euro. Ky projekt do të ndikojë drejtëpërdrejtë në mirëqenien e banorëve të kësaj zone duke i’u krijuar qasje më të lehtë në infrastrukturën rrugore. Në këtë zonë të qytetit nuk është investuar për vite të tëra. Vitin e ardhshëm vazhdojmë me realizimin e projekteve të radhës në këtë pjesë të qytetit” u shpreh Nënkryetari Fetahaj.
Të pranishëm ishin edhe Shkumbin Kastrati, Drejtor për Shërbime Publike, Durim Halilaj, Drejtor për Buxhet dhe Financa, Arben Bakalli, Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe zyrtarë të tjerë komunalë.