Republika e Kosoves

Gjakovë

Fillon rregullimi i kanalizimit tek Pika e Zezë

2021/06/09 - 1:15

Filloi zgjidhja e një problematike të kahmotshme, pikërisht ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në pjesën e njohur si Pika e Zezë.
Me këtë projekt do të sanohet edhe kullimi i prurjeve të shumta nga Rezinat por edhe do të zgjidhet qështja me kanalizimet fekale.
Me të njejtën kontratë do të kemi mundësi të ndërhyjmë edhe në një tjetër kanal problematik në Rogovë të Hasit.
Do të racionalizohemi dhe do të arrijmë të punojmë edhe me ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve por njëkohësisht edhe me rrugë.
Kjo pjesë që ka qenë një pikë e rrezikshme sidomos për fëmijët, poashtu e rrezikshme edhe për shëndetin publik për shkak të kundërmimit shumë shpejtë do të finalizohet me sukses.