Republika e Kosoves

Gjakovë

Finalizohet terreni sportiv tek shkolla “Zekeria Rexha”

2024/01/12 - 1:06

Edhe një terren sportiv  i finalizuar në komunën e Gjakovës, financim ky nga Komuna e Gjakovës – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Nga tani e tutje, kjo hapësirë atraktive e ndërtuar në oborrin e shkollës “Zekeria Rexha”, do t’iu shërbejë nxënësve të këtij institucioni arsimor por edhe fëmijëve të lagjes.
Projekte si ky, të cilët i shërbejnë jetës në komunitet, do të realizohen edhe në vitin 2024.