Republika e Kosoves

Gjakovë

Fshatrat Kralan, Ramamat dhe Shishman të komunës së Gjakovës janë bërë me rrugë të reja

2020/07/22 - 9:35

Fshatrat Kralan, Ramamat dhe Shishman të komunës së Gjakovës janë bërë me rrugë të reja!

Gjatë përurimit të projekteve për ndërtimin dhe asfaltimin e këtyre rrugëve, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, është shprehur i lumtur që tashmë edhe banorët e këtyre zonave do të kenë një mirëqenie më të mirë. “Sot, zyrtarisht po përfundojmë disa projekte infrastrukturore, falë të së cilave banorët e këtyre anëve do të kenë një jetesë më të mirë dhe qasje më të lehtë në fshatrat tjera dhe qytet. Sa i përket infrastrukturës rrugore, na kanë mbetur edhe disa punë në këto anë, për të cilat do të punojmë pa u ndalur për t’i përfunduar plotësisht” tha ndër të tjera Kryetari Gjini.