Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakova bëhet me qendër të arsimit jo – formal për të rinjtë

2018/07/30 - 1:48

Sot në Gjakovë filloj së ndërtuari Qendra e parë e arsimit jo-formal për Rini e cila do t’iu shërbejë të rinjëve anë e mbanë vendit.
“Nëse të rinjtë që do ta kalojnë kohën e tyre bashkë, ajo kohë dhe miqësitë që do ti krijojnë kanë me u përkthy në të ardhmen në bashkëpunim në çdo aspekt dhe do ta kthejnë vendin në një zhvillim” tha ndër të tjera kryetari i Komunës, Ardian Gjini.
Të pranishëm në vendosjen e gurthemelit të Qendrës së Arsimit jo-formal ishin edhe Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rini dhe Sporteve, Kujtim Gashi dhe zëvendës Ministrja Burbuqe Bakija Deva, drejtorë të drejtorive komunale dhe aktivistë të shumtë. Të gjithë e përshëndetën dhe e falënderuan Dorina Lluka Davies e cila punoj shumë që ky projekt të jetësohet.
Komuna e Gjakovës, në kuadër të mbështetjes së saj, do të ndërtojë rrugën nga fshati Pjetërshan deri në lokacionin e qendrës, punimet e së cilës do të nisin pas përfundimit të punëve të vrazhda në ndërtimin e objektit.