Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakova feston 20 vjetorin e clirimit

2019/06/21 - 1:49

Kanë përfunduar të gjitha aktivitetet që kanë shënuar njëzet vite liri të Komunës së Gjakovës.

Me një koncert madhështor që u zhvillua në platonë e pazarit të vjetër u përmbyll java e aktiviteteve të çlirimit.

Koncerti u realizua me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe grupeve më të mira muzikore siç ishin: Ilir Shaqiri, Jericho, NA, Trio Project, Jeton Cërmjani, Visar Peja, Korab Jetishi, Vigan Shehu e të tjerë.