Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakova feston ndërrimin e moteve

2020/01/03 - 7:59

Natën e ndërrimit të moteve, kryetari i komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, e priti së bashku me qytetarët e Gjakovës, në Tregun Festiv në qendër të qytetit.

Kryetari Gjini uroi që viti 2020 të sjellë shëndet, begati, mirëqenie dhe paqe mes njerëzve, pa dallim.

Ai gjatë kësaj mbrëmjeje ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësve, Stacionin e Policisë, Ngrohtoren e Qytetit dhe Spitalin Regjional “Isa Grezda”. “Ndërkohë që ne sonte festojmë, ju punoni. Prandaj, jemi tejet mirënjohës ndaj jush” u shpreh kryetari Gjini në mes tjerash ndaj atyre që punojnë në këto institucione gjatë ndërrimit të moteve.