Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakova kremton 28 Nëntorin

2018/11/29 - 11:48

Për nderë të 28 Nëntorit, festës së pavarësisë së shtetit shqiptar, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Gjakovës.
Duke i uruar të gjithë qytetarët, kryetari Gjini ka thënë se 28 Nëntori është njëra prej festave më të mëdha për shqiptarët pasi për të arritur tek kjo ditë është dashur të bëhen shumë sakrifica brez pas brezi.

Plot aktivitete kulturore jane zhvilluar ne komunen e Gjakovës në nderim të 28 Nentorit, festës së flamurit. Njëri ndër këto aktivitete ishte edhe koncerti i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, në të cilin nga nxënës, ish – nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle janë interpretuar vepra të njohura nga autorët shqiptarë.
Siç ndodhë zakonisht, koncerti i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” u përcoll nga një numër i madh i adhuruesve të artit muzikor.

Aktivitetet në kuadër të kremtimit të 28 Nëntorit janë permbyllur me Akademinë “Për ty flamur”, e cila është bashkëorganizuar nga Komuna e Gjakovës – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Shoqata e Intelektualëve “Jakova”.
Në emër të Komunës së Gjakovës, në këtë akademi, fjalën kryesore e ka mbajtur drejtoresha e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Saranda Hyseni