Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakova mikpritëse e festës së Tiranës

2020/09/17 - 12:48

Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, sot në Gjakovë është organizuar një aktivitet kulturor e artistik, në të cilin pikë kryesore ishte shpalosja e historisë njëqind vjeçare të Tiranës, përmes projektit “Muzeu lëvizës”.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, nënkryetarja e bashkisë së Tiranës Anuela Ristani dhe ambasadorin e republikës së Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi.

Në hapje të aktivitetit kryetari Gjini ka thënë se qytetarët e Gjakovës kanë një lidhje të veçantë me Tiranën dhe Shqipërinë në përgjithësi, prandaj edhe ky organizim nga bashkia e Tiranës është i mirëseardhur për Gjakovën. Nga ana tjetër, nënkryetarja e bashkisë së Tiranës Anuela Ristani, ka thënë se për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe në pamundësi që qytetarët e Gjakovës ta vizitojnë Tiranën për ta shënuar 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, kanë vendosur që një pjesë të historisë së këtij qyteti ta sjellin në Gjakovë dhe në disa qytete tjera të Kosovës.