Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakova mirëpret 6.3 milion Euro investime të KEDS-it

2021/02/24 - 12:23

Këtë vit, KEDS Energy do të investojë në vlerë prej 6.3 milionë Euro në Komunën e Gjakovës!
Konkretisht, projekti përfshin rehabilitimin e tensionit të mesëm, investim ky i cili do të sigurojë shërbime më të mira të energjisë elektrike për 12 mijë konsumatorë të komunës tonë.
Për të biseduar në detaje për këtë investim, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini ka pritur në takim Drejtorin për Investime në KEDS, Hasan Oz, Drejtorin e KEDS në Gjakovë, Kreshnik Sokoli dhe Këshilltarin Ekzekutiv të Kompanisë, Avni Alidemaj.
Kryetari Gjini është shprehur se ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për komunën tonë, duke theksuar mbështetjen e tij dhe të institucionit që ai drejton për finalizimin e suksesshëm të punimeve të cilat nisin në prill të këtij viti.