Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakova ndan 180 cmime nderi

2019/06/21 - 1:48

Nderi i Gjakovës është ceremonia që mblodhi në Gjakovë shumë personalitete nga ky qytet e të cilët me punën dhe sukseset e tyre e bën të njohur këtë qytet.

“Nderi i Gjakovës do të jetë një traditë e cila filloj në njëzet vjetorin e lirisë së Gjakovës dhe sigurisht do të vazhdojë në vitet vijuese. Ka qenë e pamundur të ndahen të gjitha mirënjohjet për secilin që e meriton brenda një nate, prandaj kjo ceremoni ka akoma edhe shumë e shumë emra që do t’a bëjnë edhe më të veqantë çdo përvjetor çlirimi”, tha mes tjerash në fjalën e tij Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Mbrëmjen që lam pas u ndan 180 mirënjohje në tetë kategori.