Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakova nderohet me koncert artistik me violinë nga artiste hungareze të talentuara

2022/06/16 - 8:58

Në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë u mbajt  koncert artistik nën organizimin e Ambasadës Hungareze në Kosovë, Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” dhe Komunës së Gjakovës – Drejtorisë së Arsimit si dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Këtë event e ka nderuar me prezencën e tij, Ambasadori Hungarez në Kosovë, Jozsef Bencze i shoqëruar nga Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, Drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova-Baçi dhe U.D i Drejtorit të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, Pëllumb Vula.
Faleminderit për performancën e mrekullueshme Amira Abouzahra, Mariam Abouzahra dhe Nora Emody.