Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakova nderon deputetët e 2 Korrikut 1990

2020/12/31 - 10:57

Komuna e Gjakovës ka nderuar sot me titullin “Nderi i Gjakovës”, dhjetë personalitete të shquara të qytetit tonë ish – deputetë të Kuvendit të Kosovës, legjislaturë e cila me 2 Korrik 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese dhe me 7 Shtator të po atij viti shpalli Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e njohur si “Kushtetuta e Kaqanikut”.
Personalitetet e nderuara me këtë titull janë: Enver Pula, Fehmi Nallbani, Ruzhdi Bakalli, Gëzim Lipoveci, Leonora Binishi – Zajmi, Qemajl Sahatqija, Flamur Xhiha, Qefsere Boshnjaku – Post Mortum Mehmet Sahatqija – Post Mortum dhe Gani Vula – Post Mortum.
Ndarjen e këtyre dekoratave e ka bërë nënkryetari i komunës së Gjakovës Flamur Fetahaj dhe shefi i kabinetit të kryetarit Ardian Gjini, Agim Koci, të cilët në fjalën e tyre e kanë vlerësuar lartë angazhimin dhe kontributin e ish – deputetëve të Kosovës në ato ditë të vështira për vendin tonë.